Monday, 4. May 2026
Sport

Shumë ekipe në garë për futbollistin e Llapit

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi Luan Lleshi pritet të largohet nga skuadra e Llapit me të përfunduar sezoni aktual.

Bëhet e ditur se shumë skuadra të Evropës, kanë shprehur interesim për 20-vjeçarin, i cili ka kontratë me Llapin deri në vitin 2028.

CSKA Sofja, Brugge e Austria Vjena janë në garë për shërbimet e tij, ndonëse Lleshi ka tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave nga Portugalia, Ukraina e Zvicra.

Megjithatë, thuhet se ekipet më serioze për transferimin e tij këtë verë, mbeten CSKA, Brugge dhe Austria e Vjenës.

Lleshi ka 13 paraqitje këtë sezon në Superligën e Kosovës, ndërsa Llapit iu bashkua verën e shkuar nga Feronikeli ’74.

Lleshi ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të Tiranës e Erzenit në Shqipëri, ndërsa me Kombëtaren U21 të Kosovës ka 1 paraqitje.

Gjithashtu, Lleshi ka bërë paraqitje edhe me Kombëtaret U19 dhe U17 te Kosovës.

Teilen: