Përkundër që skuadra e Thunit ka bërë befasinë më të madhe, duke siguruar titullin e kampionit të Zvicër në xhiron e 35-të, dy futbollistë të Kosovës kanë zënë vend në formacionin e javës.
Benjamin Kololli dhe Kreshnik Hajrizi janë përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros pas paraqitjes fantastike që e patën në fitoren e Sionit.
Sioni mposhti 3:0 në udhëtim skuadrën e St. Gallenit, ndërsa Kololli shënoi gol dhe asistoi në këtë triumf, në të cilin u shqua edhe Hajrizi.
Kololli është vlerësuar me notën 8.3 për paraqitjen e tij, ndërsa Hajrizi ka marrë notën 7.9, sa e kishte edhe Ezgjan Alioski që ka zënë vend në formacionin e javës pas fitores së Luganos 1:0 ndaj Young Boysit.
Hajrizi, gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë dhe do ti mungojë skuadrës së Sionit në ndeshjen e ardhshme kundër Thunit.