Monday, 4. May 2026
Futboll

“Thjesht duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe do të sigurojmë një vend në Europë”

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka nevojë të madhe për një fitore kundër Nottingham Forest për të shpresuar ende për një vend në Europë sezonin tjetër. Skuadra londineze ka humbur pesë ndeshjet e fundit në Premier League, pa shënuar asnjë gol, ndërkohë që rivalët po kalojnë një moment të mirë.

Gjithçka është e thjeshtë te Chelsea, ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të mos shqetësohemi për asgjë tjetër“, tha Calum McFarlane, zv.trajneri i Chelsea, që drejton skuadrën pas shkarkimit të Liam Rosenior. Ai do ta udhëheqë ekipin për të siguruar një vend në Europa League.

Duhet të sigurohemi që nivelet tona të performancës janë të duhura dhe rezultatet do të vijnë. Sot, ndaj Forest, duht të luajmë për të fituar. Këtë gjë do ta bëjmë duke shënuar dhe thyer tersin. Chelsea ashtë një nga klubet më të mëdha në botë, që meriton të luajë në Europë”, tha McFarlane.

Teilen: