Monday, 4. May 2026
Futboll

Van Dijk, shumë i ashpër: Sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm, ky nuk është Liverpool-i

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Fjalë të rënda, pa alibi. Pas humbjes së radhës ndaj Manchester United, kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, bëri një analizë të ashpër: “Sezoni ka qenë shumë zhgënjyes, i papranueshëm. Nuk jemi këtu për të gjetur justifikime dhe nuk duhet të kemi mëshirë për veten. Duhet të punojmë dhe t’i rregullojmë gjërat, sepse ky nuk është Liverpool”.

Humbja 3-2 në “Old Trafford” ishte e 18-ta në total këtë sezon, e 11-ta në kampionat për skuadrën e Arne Slot. Shifra që tregojnë mbrojtje titulli shumë nën pritshmëri. Për një ecuri më të dobët të kampionëve në fuqi anglezë duhet të kthehemi te Leicester City më 2016-17. Van Dijk shprehu shqetësim edhe për të ardhmen: “Ka shumë punë për të bërë, edhe prapa skenave…, është e qartë që duhen ndryshime”.

Megjithatë, Liverpool-i mbetet në garë për Champions League, me synimin minimal ‘top 5’: “Duhet të kualifikohemi…, duam të përballemi me më të mirët. Nuk jemi fëmijë, jemi profesionistë. Secili di si ta menaxhojë kohën e lirë”.

Teilen: