Julian Alvarez do të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës. argjentinasi i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe ka dhënë 9 asiste, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha, por sidomos të Barcelonës dhe PSG-së.
Edhe pse drejtuesit e Atletico Madridit janë shprehur disa herë publikisht që nuk e mendojnë largimin e argjetinasit, mediet spanjolle bëjnë me dije se kjo gjë mund të ndodhë vetëm për ofertën 200 milionë euro.
Ky është çmimi i vendosur nga “Colchoneros” për ekipet që duan Julian Alvarez. Duket e vështirë që Barcelona të jetë në gjendje të paguajë këtë shifër, duke ditur që nuk është në gjendjen e saj më të mirë financiare. Por, PSG po. Nuk do të jetë aspak befasi nëse klubi parizien vendos të paguajë këtë shifër për Alvarez, i cili mund të jetë ylli i ri dhe udhëheqësi i sulmit të kampionit në fuqi të Europës.