Chelsea ka pësuar humbjen e gjashtë rresht në Premier League. “Blutë” janë mposhtur 1-3 nga Nottingham Forest, në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e 35-të.
Miqtë shënuan që në minutën e 2-të, Taiwo Awoniyi dërgoi me kokë topin në rrjetë pas një krosimi në zonë. Në minutën e 15-të, Igor Jesus dyfishon shifrat për Nottingham nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund të pjesës së parë, Chelsea kishte shansin e artë të ngushonte shifrat, por Cole Palmer gaboi nga 11-metrat. Penalltia e sulmuesit të “Bluve” u prit nga Sels. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Nottingham.
Në minutën e 51-të, Nottingham shënon golin e tretë pas një kundëruslmi të shpejtë. Ishte sërish Taiwo Awoniyi që gjeti golin, pas asistit të Morgan Gibbs-White. Joao Pedro shënon golin e vetëm për “Blutë” në minutat shtesë.
Calum McFarlane pëson humbjen e parë si trajner i përkohshëm i Chelsea-s. Nottingham Forest merr një fitore të jashtëzakonshme në garën për mbijetesë. Ekipi i drejtuar nga portugezi Vitor Pereira i mjafton vetëm një fitore në 3 ndeshjet e fundit për të qëndruar zyrtarisht në PL. Kujtojmë se Nottingham është në lojë edhe në Europa League, ku fitoi 1-0 në gjysmëfinalen e parë ndaj Aston Villa.