Monday, 4. May 2026
Futboll

Real Madrid merr propozimin e parë për Camavinga-n dhe vjen nga Serie A. 70% të pagës së francezit do e mbuloj klubi italian

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse nuk ka filluar ende zyrtarisht merkato, Eduardo Camavinga ka filluar që tani të lakohet dhe mesa duket francezi do të jetë protagonist gjatë verës. Për shkak të kritikave të shumta që ka marrë këtë sezon, duke qenë se paraqitja e tij në fushë nuk ka qenë në nivelin e sezoneve të kaluara, Camavinga pritet të largohet nga Real Madrid gjatë verës.

Një nga klubet e interesuara për francezin është edhe Napoli. Mediet italiane zbulojnë se Napoli i ka propozuar Real Madridit huazimin e lojtarit dhe se 70% të pagës së mesfushorit francez do ta mbulojë klubi italian.

Napoli po kërkon të forcojë mesfushën e tij me një lojtar fizik, dinamik me përvojë elitare dhe Eduardo Camavinga i përshtatet këtij profili. Në anën tjetër, Real Madrid nuk e ka humbur besimin tek aftësitë dhe cilësitë e lojtarit, ndaj huazimi i tij për një sezon mund të ishte zgjedhja më e mirë në këtë rast.

Teilen: