Laçi bën mrekullinë në javën e fundit të Kategorisë së Parë, duke siguruar titullin kampion me një fitore 1-0 në Korçë përballë Skënderbeut, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në stadiumin “Skënderbeu”, në aktin e fundit të sezonit, u zhvillua një ndeshje e luftuar, me koçarët që u mjaftonte dhe një barazim për të arritur objektivin, ndërsa për kurbinasit alternativa e vetme ishte fitorja.
Skënderbeu mbeti me një lojtar më pak pas 70 minutash lojë për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Ndiaje me ndërhyrjen e VAR.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Kurti në minutën e 6-të shtesë, që i dha skuadrës kurbinase të drejtën për të festuar.
Kështu, Laçi e mbyll sezonin në vend të parë në kuotën e 79 pikëve duke u shpallur kampion. Skënderbeu në vend të dytë me 77 pikë.