Monday, 4. May 2026
Futboll

Tottenham drejt shpërbërjes nëse bie në Championship, Liverpool ofron 95 milionë euro për yllin e londinezëve

GS 04/05/2026 2 Min. Lesezeit

Edhe pse me fitoren e fundit 0-2 në transfertën ndaj Aston Villa dhe me renditjen aktuale në vendin e 17-të, Tottenham sërish është në rrezik serioz për të rënë në Championship, kur duhen edhe tre javë nga përfundimi i sezonit.

Në rast se ndodh që londinezët të mos qëndrojnë në elitë për sezonin e ri, ekipi aktual do të shpërbëhet dhe shumë prej yjeve do të largohen. Njëri prej lojtarëve më të kërkuar të Tottenham është padyshim qendërmbrojtësi Micky van de Ven, i cili do të jetë në qendër të merkatos së verës pasi do të kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Liverpool është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit holandez. Të kuqtë e shohin Micky van de Ven si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes, duke ditur që Ibrahima Konate pritet të largohet falas në verë dhe Virgil van Dijk futet në vitin e fundit të kontratës.

Sipas medieve angleze, Liverpool është gati të paguajë 95 milionë euro për transferimin e Micky van de Ven, gjatë merkatos së verës. Holandezi është ndër emrat e parë në listën e përforcimeve që të kuqtë synojnë të bëjnë në verë.

Teilen: