Tuesday, 5. May 2026
Sport

Frikë te Chelsea/ Përplasje e fortë në fushë, debutuesi Derry del me barelë dhe oksigjen

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Momente paniku në “Stamford Bridge”, në ndeshjen ndaj Nottingham Forest, ku lojtari 18-vjeçar mori një goditje të fortë.

Frikë e madhe gjatë ndeshjes Chelsea-Nottingham Forest. Protagonist i pafat ishte Jesse Derry, i cili ditën e debutimit me “Blues”, u detyrua të dilte nga fusha me barelë dhe oksigjen, pas një përplasjeje të fortë me Abbott në zonë.

Futbollistit 18-vjeçar, i cili u kurua për disa minuta në fushë, iu vendos edhe një mbrojtëse qafe. Klubi londinez më pas sqaroi nëpërmjet një komunikate për shtyp se gjendja e Derry është e mirë.

“Jesse Derry është dërguar në spital si masë paraprake pas zëvendësimit të tij në pjesën e parë gjatë ndeshjes kundër Nottingham Forest. Jesse është koshient, flet dhe u është nënshtruar kontrolleve të specializuara. I urojmë shërim të shpejtë dhe falënderojmë stafin mjekësor për reagimin e shpejtë”, – shkruhet në komunikatë.

Teilen: