Tuesday, 5. May 2026
Futboll

Higuain, zgjidhet misteri: “Fotoja me flokë të gjatë është krijuar me AI”, del imazhi origjinal

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Një foto e supozuar e Gonzalo Higuain, me mjekër të gjatë dhe pamje krejt ndryshe nga ajo që njihej në kohën e tij si golashënues në Serie A, u bë “virale” ditët e fundit në rrjet. Imazhi, i realizuar në një dyqan sportiv në Miami, ngriti menjëherë dyshime te përdoruesit për vërtetësinë e tij.

Tashmë misteri është sqaruar, fotoja është krijuar me inteligjencë artificiale. Këtë e konfirmoi vetë personi që e publikoi fillimisht, duke zbuluar edhe fotografinë origjinale.

Në versionin real, ish-sulmuesi argjentinas shfaqet me të njëjtat rroba, por me pamje normale: mjekër e rregulluar, flokë të shkurtër dhe duke buzëqeshur pranë tifozit që realizoi atë “selfie”.

Rasti tregon edhe një herë sa lehtë mund të përhapen imazhe të manipuluara në rrjet dhe sa e vështirë bëhet dallimi mes reales dhe asaj të krijuar nga teknologjia.

Teilen: