Ivan Gvozdenoviç, trajneri i Elbasanit, parashikon një ndeshje shumë të fortë nesër në Ballsh kundër Bylisit. Në daljen e sotme para mediave ai u shpreh se humbja me Vorën është lënë pas dhe skuadra është e impenjuar maksimalisht për të marrë më të mirën ndaj ballshiotëve.
“Pjesa më e madhe e skuadrës është në rregull. Kemi dhe stërvitjen e fundit dhe pastaj nisemi për në Ballsh. Jemi të mërzitur nga humbja me Vorën, por ajo ndeshje është lënë pas dhe tani shohim përpara.
Tani luajmë një ndeshje të fortë në Ballsh, jam i sigurt. Edhe ne edhe Bylisi kemi nevojë për pikët, por le të fitojë kush do të jetë më i miri në fushë. Jemi të motivuar, sepse deri tani nuk kemi fituar asgjë. Kemi arritur një objektiv si klub, por ne gjithmonë duam më shumë.
Unë nuk dua të komentoj shumë, shoh punën time. Mendoj se kampionati shqiptar është shumë i fortë dhe shumë interesant. Çdo skuadër do të luftojë fort deri në javën e fundit, por ne shohim punën tonë dhe çdo gjë do ta tregojë fusha”, – tha trajneri Gvozdenoviç.