Tuesday, 5. May 2026
Sport

Ferizaj licencohet për gara evropiane

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ferizajt do të jetë në gjendje të marrë në garat e UEFA-s, në rast se triumfon në Kupën e Kosovës.

Ferizaj do të përballet me Dukagjinin nè finalen e Kupës së Kosovës këtë muaj në Prishtinë, ku fituesi siguron të drejtën të marrë pjesë në garat evropiane për sezonin 2026/27.

“Fc Ferizaj njofton se, në bazë të vendimit të Federata e Futbollit e Kosovës, jemi pajisur me licencë për garim në garat e UEFA për edicionin 2026/27”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

“Ky vendim vjen pas përmbushjes së të gjitha kritereve dhe dorëzimit të plotë të dokumentacionit të kërkuar sipas rregulloreve në fuqi”.

Pajisjen me licencë për garat e UEFA-s, Ferizaj e ka quajtur “një hap të rëndësishëm për klubin drejt skenës evropiane”.

Teilen: