Enkilejda Carja, medaliste e dyfishtë në Kampionatin Botëror të të rinjve në Peshëngritje. Në përfundim të Baterise A, Enkilejda Carja ishte medaliste e bronztë në stilin e shtytjes me 125 kilogram. Dhe e tille ishte dhe në dygaresh me 229 kilogram.
Carja erdhi në podiumin e medaljeve nga Bateria B, atje ku ishte e para në shkëputje me 104 kilogram, e para në shtytje me 125 kilogram dhe e para në dygarësh me 229 kilogram.
Enkileda Carja, vetëm 18 vjeçe, i dhuron Shqipërisë edhe 2 medalje të çmuara, duke konfirmuar edhe njëherë potencialin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm. Nën drejtimin profesional dhe të përkushtuar të trajneres Eglantina Kalemi , Carja dëshmon se nuk është rastësi që u shpall së fundmi “Rising Star” e Europës, por një realitet i fortë i së ardhmes së peshëngritjes shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Duke përfunduar garën në kategorinë 69 kg, Enkileda Carja e mbyll këtë sfidë me një paraqitje dinjitoze dhe me dy medalje të merituara, duke shkruar një tjetër kapitull suksesi për peshëngritjen shqiptare.