Partizani njofton se sulmuesi i talentuar i skuadrës U-17, Fabio Hyseni ka firmosur një kontratë profesioniste me klubin dhe tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit të parë.
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë.
16-vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar me klubin një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Teilen: