Wednesday, 6. May 2026
Futboll

Henry i emocionuar, “kurorëzon” Artetën: Ky Arsenal është më i fortë se “Invincibles” im

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

I rikthyer i vetëm në krye të Premier League dhe finalist i Champions League pas 20 vitesh, Arsenali po përjeton një javë historike. Mikel Arteta po hyn në histori, ndërsa legjenda Thierry Henry shkon edhe më tej; e konsideron këtë ekip më të fortë se “Invincibles” e vitit 2004.

“Kur sheh çfarë ka arritur ky grup, duhet të ndalesh për ta kuptuar plotësisht, – tha Henry për CBS. – Flasim shpesh për ‘Invincibles’, por çfarë të themi për këtë ekip që ka mbetur i pamposhtur në Champions? Është në një nivel tjetër. Në Europë nuk ka hapësirë për gabime. E pamë kundër Atlético Madridit, të gjithë mendonin se ishte një makth, por Arsenali qëndroi i qetë dhe fitoi një lojë mendore si të ishte shah.

Arritja në finale pa asnjë humbje është një mesazh për botën. Si tifoz, të shoh klubin tim me këtë klas dhe vendosmëri, më prek deri në lot”.

 

Teilen: