Wednesday, 6. May 2026
Futboll

Irani paralajmëron FIFA-n: SHBA nuk kanë të drejtë të fyejnë simbolet e sistemit tonë

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mbetet ende e paqartë pjesëmarrja e Iranit në Botërorin e kësaj vere për shkak të tensioneve politike me SHBA dhe Izraelin. Kreu i federatës iraniane Mehdi Taj ishte pjesë e një delegacioni që u detyrua të tërhiqej nga kufiri kanadez para Kongresit të FIFA-s në Vancouver, pas trajtimit që Irani e cilësoi si “të pasjellshëm” nga autoritetet e imigracionit.

Sipas palës iraniane, problemi ka të bëjë me lidhjet e disa figurave me IRGC, strukturë e rëndësishme ushtarake dhe politike në Iran. Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, shprehu keqardhje dhe ftoi federatën iraniane në një takim në Zyrih më 20 maj për përgatitjet e Botërorit.

Megjithatë, Taj deklaroi: “Duam garanci që SHBA nuk kanë të drejtë të fyejnë simbolet e sistemit tonë, sidomos IRGC”. Irani planifikon ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA këmbëngul se ndeshjet do të zhvillohen sipas planit, pavarësisht kërkesës së Iranit për t’i zhvendosur në Meksikë.

Teilen: