Saturday, 9. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Dinamo siguron “Final 4”, Vora merr një pikë të çmuar në “Air Albania”

GS 06/05/2026 1 Min. Lesezeit

Dinamo barazon 2-2 me Vorën në “Air Albania”, por pavarësisht këtij rezultati “blutë” sigurojnë pjesëmarrjen në Final 4 falë humbjes së Partizanit në Rrogozhinë (diferenca mes dy skuadrave është tashmë 4 pikë).

Dinamo mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë golave të shënuar nga Neziri dhe Bregu, por Vora reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin falë golave të shënuar nga Kasalla dhe Shehi.

Me këtë pikë të fituar Dinamo ngjitet në kuotën e 49 pikëve në klasifikim dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në Final 4, pasi kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, diferenca me rivalët e Partizanit është 4 pikë.

Edhe Vora merr një pikë të çmuar në garën për mbijetesë, pasi tashmë ngjitet në kuotën e 39 pikëve. Në javën e fundit të kampionatit skuadra e Bellait do të luajë në shtëpi kundër Bylisit.

Teilen: