Kriza te Real Madridi është thelluar edhe më shumë pasi tani është mësuar edhe identiteti “i viktimës” së Antonio Rudigerit.
Gjermani thuhet se ka goditur me shuplakë Alvaro Carreras-in. Episodi ka ndodhur në qendrën stërvitore dy javë më parë pas barazimit të Real-it 1-1 me Real Betisin.
“Lidhur me incidentin me një shok skuadre, ishte një çështje e izoluar pa rëndësi që është zgjidhur tashmë. Marrëdhënia ime me të gjithë ekipin është shumë e mirë”, tha mbrojtësi gjerman.
Sipas “The Neë York Times”, Rudiger i kërkoi falje shokut të tij të skuadrës dhe gjithçka u mbyll me aq.
Teilen: