Saturday, 9. May 2026
Sport

PSG sërish në finale të Championsit, i bashkohet Arsenalit

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Luis Enrique, PSG, arriti finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Bayernin e Munichut me rezultat të përgjithshëm.

Ndërsa ndeshja në Paris solli gjithsej 9 gola (5-4), në Munih u shënuan vetëm 2.

Ishte Dembele ai që shënoi në minutën e 3-të, e Harry Kane plot 91 minuta pas tij, gjegjësisht në minutën e 94-të, për të barazuar shifrat.

Por, kampionët aktualë PSG, me rezultatin e ndeshjes së parë, arritën të kualifikohen pas rezultatit të përgjithshëm prej 6-5.

Në finalen në Puskas Arena, më 30 maj, PSG-në e pret Arsenali.

Teilen: