Katër ndeshjet tjera të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, që do të luhen në vikend nuk do të startojnë nga ora 15:00 sikurse Prishtina e Re – Prishtina.
Këto përballje, ku dy do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, do të nisin nga ora 16:00, ka njoftuar Federata e Futbollit tëKosovës.
Pothuajse, të gjitha këto ndeshje pritet të jenë interesante duke pasur parasysh klasifikimin e skuadrave në tabelë.
Drenica – Gjilani dhe Drita – Ballkani, janë duelet që luhen të shtunën kurse të dielën, do të përballen Llapi – Dukagjini dhe Ferizaj – Malisheva.
Kjo xhiro, u hap të mërkurën me ndeshjen Pristhtina e Re – Prishtina, të cilën e fitoi skuadra vendase me rezultatin e ngushtë 3:2 duke triumfuar me përmbysje të rezultatit.