Saturday, 9. May 2026
Sport

Besa apo Rahoveci, lufta e madhe për finalen e hendbollit 

GS 07/05/2026 2 Min. Lesezeit

Sonte përcaktohet finalisti i dytë i Superligës së Kosovës në hendboll, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të serisë së Play-Offit.

Rahoveci, kampion në fuqi i elitës së hendbollit, është mysafir i kampiones së shumëfishtë të hendbollit, Besa Famgas, në duelin që nis nga ora 20:00, në palestrën “Karagaçi”, në Pejë.

Rahoveci e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit të elitës së hendbollit kosovar.

Hendbollistët rahovecas të dielën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, fituan 32:30 duke bërë një hap drejt finales.
Ndeshja në “Karagaçi” pritet të jetë shumë e fortë dhe dramatike, siç ishte në fundjavë në Rahovec, kur u përballën dy skuadrat që kanë përfunduar në pozitat dy dhe tre.
Për kualifikim në finale, skuadrat duhet t’i kenë dy fitore, derisa dueli i tretë mun dt zhvillohet nëse fiton sonte Peja dhe pritet të luhet në Rahovec.

Në anën tjetër, Kastrioti është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të mërkurën Kastrioti fitoi 43:34 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë për një vend në finale. Serinë gjysmëfinale, ferizajasit e fituan me rezultatin 2:0.
Kastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës dy javë më parë dhe tani do ta kërkojë edhe titullin e kampionit.

 

Teilen: