Friday, 8. May 2026
Sport

Familjarë të dy yjeve të Real-it i kanë telefonuar Perez-it për t’i kërkuar më shumë minuta lojë për të afërmit e tyre

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Telenovelës së Real-it i shtohet edhe një tjetër seri. Në ditët e fundit mediet katalanase kanë informuar se përveç asaj që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, probleme ka edhe në nivele më të larta.

Familjarë të dy lojtarëve të Real-it, të cilët janë të grumbulluar nga kombëtaret respektive por që nuk kanë shumë minuta në këtë sezon në fushë, i kanë telefonuar direkt Florentino Perez-it.

Mësohet se këto telefonata janë bërë me qëllim që lojtarëve t’u jepen më shumë minuta loje. Këto detaje janë një tjetër provë se ajo që po ndodh në Madrid nuk është aspak normale dhe se klubi po kalon situatë të vështirë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë administrativ.

Teilen: