Friday, 8. May 2026
Sport

Ronaldo Junior drejt Europës: PSG, Real Madrid, Bajern dhe tre italiane në garë

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Djali i CR7 mund të heqë dorë nga dëshira për të luajtur me të atin tek Al Nassr.

Cristiano Ronaldo është gati të kthehet në Europë. Jo ylli i Al Nassr, por djali i tij, Cristiano Ronaldo Junior. Ai ka rënë në sy me paraqitjet e tij me të rinjtë e skuadrës arabe dhe, sipas “The Sun”, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme të mëdha europiane.

Në gjurmët e 16-vjeçarit janë edhe skuadra, ku ka luajtur babai i tij, si Sporting Lisbonë, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Por edhe PSG dhe Bajern e kanë në fokus djalin e legjendës portugeze.

Në Itali, përveç Juventusit, kanë interes për Ronaldo Junior edhe Interi dhe Atalanta. Talenti, fitues i Botërorit U17 nëntorin e kaluar, ndoshta mund të heqë dorë nga objektivi për të luajtur bashkë me babanë për t’u rritur në Europë.

Familja në anën tjetër nuk e mbështet shumë këtë ide, ndërkohë që i druhet faktit se krahasimet me të atin në kontekstin europian mund ta vënën në presion të madh.

Teilen: