Tuesday, 26. May 2026
Sport

Atletikë/ Kupa e Shqipërisë, fituesit për çdo kategori

GS 08/05/2026 2 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Atletikës organizoi në Elbasan aktivitetin e Kupës së Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, konkurruan për të fituar këtë trofe, 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria, me 200 atletë djem dhe vajza.

Pas disa orësh konkurrim, trofeun e Kupës së Shqipërisë e fitoi Vllaznia për djem dhe Tirana për vajza. Atletët shkodranë e fitojnë këtë trofe për herë të 18-të radhazi, duke treguar epërsinë e tyre në këtë sport. Ndërsa për vajza Tirana duket se nuk ka kundërshtarë, pasi spikat thuajse në çdo disiplinë të Mbretëreshës së Sporteve.

Në fund të kësaj veprimtarie Vllaznia e vendit të parë, në konkurrimin për djem, grumbulloi 155 pikë ndërsa Muhamet Çangeli me 7.73 m, në kërcim së gjati duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit  me 1039 pikë.

Tirana për vajza, fituese e trofeut arriti të grumbullojë 138 pikë, ndërsa Luiza Gega u shpall atletja më e mirë. Konkurrimi në Kupën e Shqipërisë, u shërbeu atletëve edhe për kualifikueset në Lojërat Evropiane që do të zhvillohen në 30 maj Monako.

🏆 Ekipi fitues me më shumë pikë: @atletike_vllaznia

🥇 Atleti më i mirë i garës: Muhamet Çangeli

🥇 Atletja më e mirë e garës: Luiza Gega

🇦🇱✨ DISIPLINAT & FITUESIT

Shtizë

🥇 Meshkuj: Besmir Ustalli

🥇 Femra: Mei Sokoli

Disk

🥇 Meshkuj: Admir Dizdari

🥇 Femra: Selma Pasho

Gjyle

🥇 Meshkuj: Joan Deli

🥇 Femra: Selma Pasho

5000m ecje

🥇 Femra: Ejona Çufa

800m

🥇 Meshkuj: Sidrit Kopliku

🥇 Femra: Relaksa Dauti

400m / pengesa

🥇 Femra: Livja Topi

100m

🥇 Meshkuj: Endri Rakaj

🥇 Femra: Phoebe Mustafaraj

100m / pengesa

🥇 Meshkuj: Durjon Idrizaj

🥇 Femra: Rexhina Berami

1500m

🥇 Meshkuj: Sidrit Kopliku

🥇 Femra: Kristina Pura

200m

🥇 Meshkuj: Leandro Çardaku

🥇 Femra: Alisia Qiko

3000m

🥇 Meshkuj: Redon Goskova

🥇 Femra: Luiza Gega

400m

🥇 Meshkuj: Stivi Kereku

🥇 Femra: Iljana Beqiri

5000m

🥇 Femra: Redia Dauti

KËRCIME

Kërcim së larti

🥇 Meshkuj: Glenis Haxhiaj

🥇 Femra: Rexhina Berami

Kërcim së gjati

🥇 Meshkuj: Muhamet Çangeli

🥇 Femra: Erisa Rrasa

Tre hapësh

🥇 Meshkuj: Kolindo Kiri

🥇 Femra: Marinela Gjata

Teilen: