Saturday, 9. May 2026
Sport

Play-off NBA/ San Antonio fiton në fushën e Timberwolves, Knicks një ndeshje larg finaleve të Konferencës së Lindjes

GS 09/05/2026 1 Min. Lesezeit

San Antonio fiton në fushën e Timberwolves një ndeshje, e cila u luftua fort nga të dy ekipet, por vendasve nuk i mjaftuan 32 pikët dhe 14 topat në tabelë të Anthony Edwards. Në anën tjetër ishte Victor Wembanyama, i cili mori në krah ekip dhe e udhëhoqi drejt triumfit në Mineapolis duke shënuar 39 pikë, 16 prej të cilëve i realizoi në periodën e katërt.

Çifti tjetër i Konferencës së Lindjes nuk pritet të ketë shumë hisotri pasi Knicks kanë mundur edhe në ndeshjen e tretë ekipin e

Philadelphia-s. Sixers rigjetën Joel Embiid, ndërsa New York edhe pse kishin mungesa të rëndësishme siç ishte ajo e OG Anunoby arritën që të bënin diferencën falë Jalen Brunson (33 pikë).

PHILADELPHIA 76ERS-NEW YORK KNICKS 94-198 (0-3)

MINNESOTA TIMBERWOLVES- SAN ANTONIO SPURS 108-115 (1-2)

Teilen: