Saturday, 9. May 2026
Sport

🔥 Sot varroset ish-futbollisti kosovar që vdiq në Gjermani

GS 09/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sot varroset ish-futbollisti kosovar, Granit Tahiri, i cili vdiq tragjikisht javën e kaluar në Gjermani.

30-vjeçari nga Podujeva ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Hanover me datë 30 prill.

Familjarët e të ndierit kanë njoftuar se varrimi i Granit Tahirit do të bëhet sot, me datë 09.05.2026, në varrezat e Qytetit te Hukurudha në Podujevë, në orën 16:00.

Tahiri ishte futbollist në landin e Hannoverit në ligën rajonale të Gjermanisë.

Para se të emigronte në Gjermani, Graniti ishte pjesë edhe e skuadrës llapjane, Hysi.

Teilen: