Edhe pse tashmë me titullin kampion të fituar zyrtarisht, Inter nuk ka ndërmend të tolerojë në ëkto javë të mbetura. Zikaltrit po udhëheqin 0-2 ndaj Lazio-s, në sfidën që po luhet në “Olimpico” dhe është e vlefshme për javën e 36-të në Serië A.
Inter gjeti avantazhin që në minutën e 6-të me Lautaro Martinez. Kapiteni shënoi pas asistit të Marcus Thuram. Në minutën e 39-të, ishte Petar Susic që dyfishoi shifrat, pas asistit të Martinez.
Mesfushori kroat shënoi një gol të jashtëzakonshëm me një goditje fantastike nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Interin. Kujtojmë se pas 4 ditësh, më datën 13 maj, të dyja këto ekipe do ndeshen mes tyre po në “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë.