Sunday, 10. May 2026
Futboll

Manchester United ndjek nga afër Tchouamenin pas incidentit me Valverden te Real Madrid

GS 10/05/2026 2 Min. Lesezeit

Manchester United po monitoron me kujdes zhvillimet rreth Aurelien Tchouamenit, pasi mesfushori i Real Madrid u përfshi në një përplasje dramatike gjatë stërvitjes, që ka ngritur pyetje mbi të ardhmen e tij afatgjatë në “Santiago Bernabeu”.

United e ka ndjekur Tchouamenin përpara afatit kalimtar veror, dhe burime pranë klubit bëjnë të ditur se gjiganti anglez po pret të shohë nëse mund të përfitojë nga pasojat e konfliktit me bashkëlojtarin Federico Valverde.

Reprezentuesi francez u përfshi këtë javë në një alterkim të ashpër gjatë stërvitjes, dhe Valverde pati nevojë për trajtim spitalor pas një goditjeje në kokë. E ardhmja e Tchouamenit në Madrid ishte tashmë në dyshim, dhe incidenti ka nxitur spekulime se një nga mesfushorët mund të largohet gjatë verës. Të dy lojtarët thuhet se janë ndëshkuar financiarisht me nga 500 mijë euro secili, pa masa sportive ndaj tyre.

Koha e incidentit është e ndjeshme, pasi sot Real Madridi përballet me FC Barcelonën në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku fitorja është vendimtare për të penguar katalanasit të shpallen kampionë.

Ndërkohë, Manchester United po planifikon një rindërtim të madh të mesfushës gjatë verës dhe synon transferimin e dy mesfushorëve qendrorë. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do ta forconte ndjeshëm pozitën e klubit anglez në garën për objektiva elitare.

Tchouameni vlerësohet shumë në “Old Trafford” për aftësitë fizike, kontrollin e lojës nga mesfusha dhe përvojën e tij ndërkombëtare. Futbollisti 26-vjeçar ka lënë të kuptohet më parë se do të ishte i hapur për të luajtur në Angli gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, burimet theksojnë se përplasja me Valverden nuk do të thotë automatikisht se Tchouameni është në shitje. Pozicioni aktual i Real Madridit është se incidenti nuk mjafton për largimin e tij dhe se çështja do të zgjidhet pasi të emërohet trajneri i ri. Jose Mourinho konsiderohet favorit për ta marrë drejtimin e klubit para nisjes së sezonit të ardhshëm.

Teilen: