Sunday, 10. May 2026
Futboll

Hansi Flick merr lajmin e hidhur, i ati ndërron jetë pak orë para klasikes

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick mori një lajm të hidhur sot. I ati ka ndërruar jetë pak orë para ndeshjes me Real Madridin në El Clasico.

Flick pritet që t’i qëndrojë pranë ekipit dhe do ta drejtojë skuadrën në këtë përballje të vështirë, edhe pse Barcelona i ka dhënë leje për t’i qëndruar pranë familjes.

“FC Barcelona dhe familja jonë i shpreh ngushëllime Hansi Flick, pasi i ndërroi jetë babai. Ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë me të dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë”, njoftoi Barcelona.

Teilen: