Sunday, 10. May 2026
Futboll

Celtic triumfon në “The Old Firm Derby” dhe rikthehet fuqishëm në garë për titullin, dy javë para fundit (video)

GS 10/05/2026 2 Min. Lesezeit

Celtic ka fituar 3-1 ndaj Rangers në derbin e fundit mes tyre për këtë sezon në Premierligën Skoceze. Përballja mes dy ekipeve kryesore të Skocisë, e njohur ndryshe si “The Old Firm Derby” ka dhuruar spektakël dhe emocione nga minuta e parë deri në fund.

Derbi u zhbllokua që në minutën e 9-të, ku 18-vjeçari anglez, Mikey Moore, kaloi në avantazh Rangers. Celtic barazon shifrat në minutën e 23-të me mesfushorin koreno-jugor, Hyun-Jun Yang. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte sulmuesi japonez Daizen Maeda, me dy gola të shënuar. Fillimisht, në minutën e 53-të, Maeda dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi brenda në zonë nga Kieran Tierney. SHIKOGOLIN

Në minutën e 57-të, Maeda realizoi një gol spektakolar me rroveshatë. SHIKOGOLIN

Celtic fiton 3-1 ndaj Rangers dhe mban vendin e dytë në renditje me 76 pikë. Një pikë më pak se kryesuesit e Hearts, të cilët nuk shkuan dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Motherëell në transfertë.

Kur mbeten edhe dy javë nga fundi, gara për titullin kampion në Skoci është më e fortë se kurrë. Në javën e fundit, Celtic pret Hearts në shtëpi, një sfidë që me siguri do të vendosë fatin e këtij sezoni.

Teilen: