Sfida mes Parmës dhe Romës është mbyllur në barazim 2-2, e vlefshme për javën e 36-të. Në “Ennio Tardini”, verdhekuqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 0-1, falë golit të Donyell Malen në minutën e 22-të.
Përmbysja e Parmës erdhi në pjesën e dytë. Mesfushori brazilian, Gabriel Strefezza, barazon fillimisht shifrat në fillim të pjesës së dytë. Belgu Mandela Keita shënon golin e dytë dhe të përmbysjes në minutën e 87-të.Në minutat shtesë, Roma barazon shifrat me Devyne Rensch. Sfida mbyllet 2-2.
Ky barazim e lë Romën një haps pas Juventusit, Milanit dhe Como-s, në garën për në Champions League. Verdhekuqtë renditen momentalisht në vendin e gjashtë me 65 pikë, vend që të dërgon në Conference League. Javën e ardhshme kanë një betejë shumë të vështirë, që është derbi ndaj Lazios.