Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmund, diskutoi të ardhmen e tij pas fitores së ekipit të tij, 3-2 kundër Eintracht Frankfurt. Një fitore që konfirmoi matematikisht vendin e dytë të verdhezinjve në Bundesliga.
Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por ka mundësi për një rinovim: “Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time dhe jam shumë i lumtur këtu. Shumë trajnerë qëndrojnë në klubet e tyre vetëm për një vit. Ndoshta do të qëndroj këtu edhe më gjatë.”
Me mbërritjen në Dortmund në vitin 2025, Kovac e ka kualifikuar ekipin në Champions League në dy sezone radhazi. Qëllimi është të përpiqet të fitojë një trofe, të cilin Borussia e ka ndjekur që nga viti 2021, kur fitoi Kupën e Gjermanisë.
“Sigurisht që të gjithë synojmë një trofe, pasi ky është objektivi. Mendoj se sezonin e ardhshëm ai do të jetë objektivi ynë kryesor, të fitojmë një trofe. Do të na duhet të përgatitemi mirë për të qenë gati për një sezon të gjatë”, tha Kovac.