Monday, 11. May 2026
Futboll

Spalletti: Kërkova një sulmues por ai nuk erdhi, tani Champions varet nga duart tona

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

Rikthimi te fitorja për skuadrën e Juventus ka qenë e rëndësishme, pasi bardhezinjtë janë për momentin të vetëm në vendin e tretë në Serie A. Ndërkohë që dy ndeshjet e radhës janë ndaj Fiorentina e Torino.

Në sfidën e fundit ndaj Lecce, ai që vendosi ndeshjen ishte sulmuesi Dusan Vlahovic, me një gol që në minutën e parë. Çka tregon se sa i rëndësishëm është ende për Juventus sulmuesi serb.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Luciano Spalletti: “Kur erdha të stërvitja këtu, thashë se isha i lumtur që do të vija te Juventus, por kërkova vetëm një gjë: një qendërsulmues fizik”.

“Pastaj në janar, ata nuk e blenë, nuk mundën ta gjenin. Unë nuk e menaxhoj tregun e transferimeve, të tjerët po… Pra, e kuptoni se sa i rëndësishëm është Vlahovic për ne për momentin”, shtoi Spalletti.

Na duhej të ndryshonim diçka krahasuar me ndeshjen e fundit dhe e bëmë. Ne treguam qëndrueshmërinë e duhur, veçanërisht drejt fundit, duke luajtur si ekip“, tha Spalletti.

Hapat e fundit drejt kualifikimit në Champions varen vetëm nga Juventus: “Nuk duhet të mendojmë për ekipet e tjera, por për veten tonë dhe atë që duhet të bëjmë. Tani do të relaksohemi dhe pastaj do të përqendrohemi në dy ndeshjet e ardhshme.”

Teilen: