Monday, 11. May 2026
Futboll

🔥 Mourinho dhe dy italianë, njëri prej tyre do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

GS 11/05/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madrid po mbyll një nga sezonet më të errëta në historinë e tyre. Sikur të mos mjaftonte fakti që nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, sherret dhe mosmarrëveshjet e shumta mes lojtarëve brenda ekipit kanë krijuar një klimë tejet të tensionuar.

Për këtë arsye, klubi madrilen do të pësojë në verë ndryshime të shumta duke nisur që nga posti i trajnerit. Alvaro Arbeloa dihet tashmë që do të largohet. Real Madrid po shqyrton tre alternativa për të zgjedhur mes tyre trajnerin e ri.

I pari në listë është Jose Mourinho. “The Special One” ka dhënë dritën jeshile ëpr t’u rikthyer në Madrid, por vetë Florentino Perez nuk është i bindur plotësisht, bëjnë me dije mediet spanjolle. Përveç Mourinho-s në listë janë edhe dy emra të tjerë: Simone Inzaghi dhe Antonio Conte.

Inzaghi është një nga trajnerët që ka gjeneruar më shumë interes te Real Madridi e sidomos te Perez, i cili e vlerëson italianin si një trajner modern, fleksibël, të përgatitur mirë për situatat më të vështira, leximin e tij të lojës, menaxhimin e formacioneve me tre qendërmbrojtës dhe aftësinë për të marrë rezultate të menjëhershme.

Teilen: