Dani Carvajal do të jetë një nga largimet e mëdha te Real Madrid gjatë verës. Kapitenit i mbaron kontrata në fund të muajit qershor dhe ndaj do të largohet si lojtar i lirë.
Pavarësisht se në krahun e djathtë ka një lojtar me eksperiencë si Alexander Arnold, Real Madrid po punon për të forcuar këtë repart me një emër cilësor. Bëhet fjalë për zbulimin e këtij sezoni në Serie A, Wesley França.
Braziliani i transferuar verën e kaluar nga Flamengo te Roma për 25 milionë euro, ka arritur të përshtatet më së miri në sezonin e tij të parë në Serie A dhe madje ka bërë diferencën.
Forma e tij e mirë ka zgjuar interesimin e Real Madridit. Ndërkohë, Roma ka bërë të ditur se do të lejonte largimin e mbrojtësit të djathtë vetëm për shifrën 60 milionë euro.
Përveç Real Madridit, për 22-vjeçarin ka interes edhe nga klubet e tjera të mëdha si Arsenal, Manchester City e Chelsea.