Ka kohë që gara për golashënuesin më të mirë të La Liga-s është mes dyshes Kylian Mbappé dhe Vedat Muriqi. Me francezin e Real Madridit të dëmtuar dhe jashtë ritmit, sulmuesi dardan i Mallorca nuk ka munguar së shënuari gola.
Në ndeshjen e fundit, kapiteni i Kosovës shënoi në shtesë ndaj Villarreal për të barazuar ndeshjen në pjesën e parë dhe tani është vetëm 2 gola pas Mbappe, i cili nuk luajti në “El Clásico” ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.
Deri në fund të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe 3 ndeshje: Mallorca viziton Getafe dhe Levante, si dhe pret Real Oviedo. Mbappé pritet të rikthehet ndaj Oviedo, Sevilla dhe Athletic Club.
Pas tyre, në listën e golashënuesve të La Liga-s, janë Budimir (17), Ferran dhe Lamine (16), Oyarzabal dhe Vinicius (15). Ndërkohë, Joan García kalon Thibaut Courtois si portieri më i mirë me koeficient.