Trajneri i mirënjohur italian Claudio Ranieri shprehu hapur idenë për të patur një të ardhme me kombëtaren “azzurre”. Ish-trajneri dhe drejtori sportiv i Romës iu përgjigj pozitivisht idesë për të drejtuar kombëtaren.
“Ekipi kombëtar? Një vit më parë thashë JOo sepse isha i zënë me Romën dhe nuk mund të mbaja dy punë. Tani jam i lirë dhe jam gati. Kurrë mos thuaj kurrë“, tha Ranieri për mediat italiane.
Ranieri ishte kërkuar një vit më parë si zëvendësues i Spalletti që kishte dhënë dorëheqjen, por ai refuzoi. Por, 365 ditë më vonë, situate ka ndryshuar, ndërkohë që kombëtarja është pa trajner pas largimit të Genarro Gattuso.
Prandaj, Italia është një rrugë e re e mundshme karriere për 74-vjeçarin: “Drejtor apo trajner? Nëse të thërrasin, thjesht duhet të thuash POo. Duhet të ngrihemi në këmbë. Nuk mund të qëndrojmë kaq larg ngjarjeve të mëdha“.