John Elkann, CEO i Exor dhe një nga drejtuesit e Juventus, foli për mediat gjatë një eventi, ku u premtoi tifozëve bardhezinj një ekip të fortë në të ardhmen. “Ne duam të ndërtojmë një Juventus të fortë”, tha Elkann.
Më tej, ai komentoi: “Ne kemi tashmë lojtarë që përfaqësojnë të ardhmen. Dhe kemi një trajner, Spalletti, i cili ka shumë përvojë. Pas këtyre viteve jashtëzakonisht të vështira është mundësia për të filluar nga një themel i fortë”.
“Dhe, te Juventus ka një themel të fortë, që përfaqëson perspektivën më të mirë për ndërtimin e një ekipi me të gjitha karakteristikat që e kanë bërë gjithmonë Juven të suksesshme në Itali dhe Europë”, shtoi Elkann.
“Forca jonë ka qenë gjithmonë uniteti midis pronarëve, klubit, ekipit dhe tifozëve. Nëse Juve ka lojtarë të aftë dhe të motivuar dhe nëse kjo lidhje ekziston atëherë shumë gjëra të mira mund të ndodhin“, tha John Elkann.