Tuesday, 12. May 2026
Futboll

“Chelsea po hedh themelet për një të ardhme të ndritur, po e shijoj punën time me skuadrën”

GS 12/05/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i përkohshëm i Chelsea, Calum McFarlane, këmbëngul se themelet për një sukses të madh në të ardhmen tashmë janë vendosur në Stamford Bridge. “Blutë” barazuan 1-1 me Liverpool në ndeshjen e fundit duke marrë 1 pikë pas një serie prej gjashtë humbjesh radhazi.

McFarlane, trajneri i ekipit U-21 të Chelsea, ka qenë dy herë në detyrë këtë sezon, fillimisht kur zëvendësoi Enzo Maresca dhe tani, pas largimit të Liam Rosenior. Chelsea i kanë mbetur dy ndeshje në Premier League si dhe finalen e FA Cup ndaj City, për të siguruar praninë në Europë sezonin tjetër.

Nuk jemi në formën më të mirë për momentin, nuk po performojmë ashtu siç duhet, por mendoj se janë hedhur themelet që kjo skuadër të jetë e suksesshme. Kemi 3 ndeshje të mbetura, duhet të sulmojmë dhe të tregojmë nivelin tonë siç kemi bërë më herët këtë vit“, tha McFarlane.

Të drejtosh Chelsea është një sfidë, është e vështirë, nuk të pëlqen të humbasësh ndeshje. Askujt nuk i pëlqen të humbasë ndeshje futbolli, por unë po e shijoj sfidën, po e përqafoj sfidën dhe kam një punë për të bërë”, shtoi ai.

Në fund, ai komentoi: “Përpiqem t’i mbështes lojtarët dhe t’u jap atyre platformën më të mirë për të fituar ndeshje futbolli, kjo është puna ime. Nëse fitojmë, do ta shijoj, nëse jo, ashtu si të gjithë të tjerët, do të jem i frustruar dhe i zemëruar.”

Teilen: