Tuesday, 12. May 2026
Sport

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Sergio Ramos është një hap larg blerjes së skuadrës së Sevillas, gjë që do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Sevillas, ka nënshkruar tashmë një marrëveshje paraprake me aksionarët e klubit dhe fondin “Five Eleven Capital”.

Pas takimeve intensive të hënën dhe martën, thuhet se palët arritën marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi transferimin e pronësisë së klubit andaluzian.

Marrëveshja kap shifrën prej 450 milionë eurosh dhe mbulon 80% të totalit të aksioneve të klubit me një çmim të vlerësuar prej 3500 eurosh për aksion.

Transaksioni kërkon miratimin nga La Liga dhe Këshilli Kombëtar i Sportit spanjoll, përpara se të përfundojë dhe të zyrtarizohet gjithçka.

Teilen: