Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund ta fitojë për herë të parë titullin e kampionit në Arabinë Saudite me skuadrën Al-Nassr.
Megjithatë, për një sukses të tillë, Al-Nassr duhet ta fitojë Al-Hilalin në derbin e Riadit.
Al-Nassr prinë në tabelë me 82 pikë, pesë më shumë se Al-Hilali që renditet i dyti kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit në Arabinë Saudite.
Ndeshja derbi ndërmjet Al Nassr dhe Al Hilalit, luhet sonte prej orës 20:00 dhe pritet të jetë tejet interesante.
Al Nassr për herë të fundit e kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2019, ndërsa Ronaldo iu bashkua klubit në vitin 2022.
Portugezi është në formë të mirë këtë sezon, pasi ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje kampionale.
Ronaldo është vetëm 29 gola larg shifrës jubilare – 1000 golave në karrierë.