Tuesday, 12. May 2026
Sport

Barcelona po insiston për transferimin e Joao Pedros, Chelsea befason me vendimin

GS 12/05/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona po shfaq interes në rritje për sulmuesin brazilian Joao Pedro përpara afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve nga El Chiringuito TV.

Sulmuesi i Chelseat vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili e sheh atë si një profil të përshtatshëm për forcimin e repartit ofensivë të skuadrës katalanase.

El Chiringuito raporton se Barcelona mund të intensifikojë përpjekjet për të siguruar shërbimet e tij, sidomos në një situatë ku emra të tjerë për sulmin, përfshirë Julian Alvarez, janë lidhur me lëvizje të mundshme drejt Paris Saint-Germain.

Joao Pedro përshkruhet si një lojtar që plotëson shumë nga kërkesat taktike të Barcelonës në repartin ofensivë, duke kombinuar lëvizshmëri, teknikë dhe fleksibilitet në sulm.

Megjithatë, qëndrimi i Chelseat mbetet i qartë: klubi anglez nuk ka ndërmend të dëgjojë oferta për sulmuesin gjatë kësaj vere, pavarësisht interesit në rritje nga klubet evropiane, raporton telegrafi.

Pavarësisht kësaj, nuk përjashtohet që interesi i Barcelonës dhe zhvillimet në merkato të ndikojnë në qëndrimin e lojtarit në muajt në vijim, veçanërisht nëse ai kërkon më shumë rol apo sfida të reja në karrierë.

24-vjeçari në 48 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 9 të tjerë.

Teilen: