Paris Saint-Germain i ka nisur kontaktet me Atlético Madridin për transferimin e sulmuesit argjentinas, Julián Álvarez.
Klubi francez e konsideron lojtarin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofanziv dhe është i gatshëm ta bëjë një investim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, shkruajnë mediat franceze.
Atlético nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe vlerësimi për kartonin e Álvarezit e kalon shifrën e 150 milionë eurove.
Drejtuesit madrilenë e shohin argjentinasin si një element kyç të projektit të tyre dhe nuk duan të hapin negociata pa një ofertë rekorde.
Nga ana tjetër, PSG-ja vazhdon ta monitorojë situatën dhe besohet se trajneri Luis Enrique e pëlqen shumë profilin e ish-sulmuesit të Manchester Cityt.
Teilen: