Spekulimet vazhdojnë rreth së ardhmes së Arne Slot si trajner i Liverpoolit, pasi “Anfield” u kthye në një ambient toksik gjatë barazimit 1-1 ndaj Chelseat.
Në fund të ndeshjes u dëgjuan vërshëllima në “Anfield”, teksa Liverpooli i dha fund serisë së Chelseat prej gjashtë humbjeve radhazi, në një mënyrë të ngjashme me atë se si e kishte ndalur rënien e Tottenhamit gjatë periudhës së shkurtër të Igor Tudor në krye të klubit londinez.
Në Merseyside po ndjehet se Slot po fillon të humbë besimin e tifozëve, të cilët e panë ekipin e tyre ta ngrinte trofeun e Ligës Premier në sezonin e parë të holandezit në krye.
Sipas Diario AS, Liverpooli tani ka kontaktuar Real Madridin në lidhje me ish-trajnerin e tyre, duke kërkuar një “miratim” se ai mund të jetë pasuesi i mundshëm në rast se Slot largohet.
Liverpooli merr vendimin shokues për shitjen e yllit të skuadrës në verë
Alonso po e planifikon lëvizjen e radhës pasi u largua nga Madridi më pak se shtatë muaj pasi u emërua trajner, ndërsa është lidhur fuqishëm me një kalim te Chelsea, por edhe te Liverpool.
Më poshtë, një paraqitje se si mund të rreshtohej Liverpooli nën drejtimin e spanjollit, nëse ish-mesfushori do të rikthehej në “Anfield”.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit nën Alonso:
Portier: Alisson Becker
Mbrojtja: Denzel Dumfries, Ibrahima Konate, Virgil Van Dijk, Milos Kerkez
Mesfusha: Adam Wharton, Dominik Szoboszlai, Florian Wirtz
Sulmi: Yan Diomande, Alexander Isak, Bradley Barcola
