Wednesday, 13. May 2026
Sport

Sonte finalja e dytë e Play-Offit, Trepça nikoqire e nënkampionit

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Të mërkurën prej orës 19:30 zhvillohet finalja e dytë e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, takohen Trepça dhe Bashkimi. Trepça e fitoi finalen e parë me rezultat 94:79. Edhe ajo ndeshje ishte zhvilluar në “Minatorin” e stërmbushur me shikues. Mbi 3000 shikues pritet të jenë edhe të mërkurën mbrëma në arenën buzë lumit Ibër.

Ndeshja e tretë dhe e katërt luhen në Prizren, e më pas ndeshjet eventuale zhvillohen një në Mitrovicë e një në Prizren. Kampione shpallet skuadra me katër fitore në serinë finale të plejofit.

Në ndeshjen e shtatë eventuale, përparësinë e terrenit do ta ketë Trepça, që ishte e para në stinorin e rregullt.

Teilen: