Manuel Neuer do të vazhdojë aventurën e tij me Bayern Munchenin deri në vitin 2027, pasi palët kanë arritur marrëveshje të plotë për rinovimin e kontratës.
Portieri legjendar 40-vjeçar ka pranuar edhe një ulje të pagës, e cila aktualisht vlerësohet deri në 20 milionë euro bruto në vit.
Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, firma zyrtare pritet të ndodhë para ndeshjes së fundit në shtëpi të sezonit kundër Kolnit, që zhvillohet të shtunën.
Drejtuesit e Bayernit tashmë po përgatisin edhe njoftimin zyrtar për tifozët.
Neuer konsiderohet një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe vazhdimi i tij me bavarezët shihet si një lajm i rëndësishëm për klubin, i cili vazhdon të mbështetet në përvojën dhe lidershipin e tij.