Wednesday, 13. May 2026
Sport

Guardiola sulmon arbitrat, trajneri: Nuk u besoj, VAR-i është kokë a pil!

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

Në daljen e tij të radhës përballë gazetarëve Josep Guardiola ka shpjeguar se kurrë nuk u ka besuar arbitrave në Angli. City i tij duhet që të fitojë përballë Crystal Palace për të ushtruar presion mbi Arsenal.

Ka qenë pikërisht fitorja e “Topçinjve” përballë Ëest Ham ajo që ka ngacmuar trajnerin spanjoll, i cili ka kritikuar ashpër punën e bërë nga VAR.

“Kemi humbur dy finale të FA Cup sepse arbitrat nuk kanë bërë punën si duhet. Edhe VAR nuk ka vepruar siç duhet. Kur ndodh diçka e tillë ne duhet që të bëjmë diçka më shumë dhe jo të ankohemi. VAR është kokë a pil. Unë s’i kam besuar asgjëje që prej momentit që kam ardhur në Angli”, tha Guardiola.

“VAR-i nuk u fut në sistem javën e kaluar. Ai ka qenë aty prej vitesh dhe ne jemi adaptuar dhe të gjithë e dinë këtë”, tha Guardiola, i cili iu referua episodeve që kanë penalizuar City-n e tij në finalet e 2024 dhe 2025. A.V.

Teilen: