Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit, aktualisht president i sektorit teknik të FIGC, foli për momentin e vështirë të kuqezinjve: “E pranoj rrezikun e mungesës në Champions, renditja e tregon këtë. Pak kohë më parë dukej i qetë, ndërsa tani duhet të marrë 6 pikë. Emocionet do të peshojnë shumë, Milanit i duhet të luajë pa frikë”.
Ndërsa për rikthimin e mundshëm të Massimiliano Allegrit shtoi: “Më e rëndësishmja është sinergjia mes klubit, trajnerit dhe ambientit. Suksesi ndërtohet nga kombinimi i këtyre tre elementëve”.
Për Rafael Leão nënvizoi: “Problemet fizike dhe ndryshimi i rolit ndikuan te vazhdimësia e tij. Cilësinë ia kemi njohur gjithmonë, por i kemi kërkuar vazhdimësi.
A është Massimiliano Allegri, njeriu i duhur për të rinisur pavarësisht renditjes? Gjëja më e rëndësishme është që të ketë sinergji mes klubit, trajnerit dhe ambientit. Sukseset ndërtohen nga kombinimi i këtyre tre komponentëve. Pastaj do të duhet edhe një skuadër në lartësinë e duhur për t’u rikthyer në garën për titullin kampion”.