Pasi përjashtimit që mori në ndeshjen e katërt Victor Wembanyama ishte deciziv në të pestën falë një performance për tu vlerësuar. Francezi ishte autor i 18 pikëve vetëm në periodën e parë ndërsa të gjithë ndeshjen e mbylli me 27 pikë e 17 topa në tabelë.
Në këtë fitore të madhe të ekipit teksan ai nuk ishte i vetëm pasi Keldon Johnson (21 pikë) dhe De’Aaron Fox (18 pikë) dhanë një kontrobut të rëndësishëm.
Nga ana tjetër Minnesota u mundua që të rikthehej në lojë, por nuk i mjaftuan 20 pikët e Anthony Edwards dhe paraqitjet solide të Julius Randle e Jaden McDaniels, të cilët mbyllën takimin me 17 pikë secili. San Antonio Spurs-Minnesota Timberëolves 126-97 (3-2)
Teilen: